Qytetarët e Vjenës: Hiqni masat anti-Covid!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119778-qytetarët_e_vjenës_hiqni_masat_anti_covid!
Rreth 5 mijë kundërshtarë të masave te pandemisë dolën  neper rrugët e Vjenës, duke vazhduar kështu demonstratat që prej disa javësh.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 27, 2021 19:57 Europe/Tirane
  • Qytetarët e Vjenës: Hiqni masat anti-Covid!

Rreth 5 mijë kundërshtarë të masave te pandemisë dolën  neper rrugët e Vjenës, duke vazhduar kështu demonstratat që prej disa javësh.

Ata mbanin qirinj dhe ndezën dritat e celulareve, siç thanë organizatorët e protestës, në përgjigje ndaj përkujtimit të viktimave të javës së kaluar. Në demonstrata, shumë pjesëmarrës refuzuan të mbanin maska, megjithëse kjo është e detyrueshme sipas rregullave aktuale. Protestat pritet të përshkallëzohen dhe tubime janë paralajmëruar edhe më 31 dhjetor. Ndërsa një manifestim masiv do të zhvillohet më 8 janar. Për shkak të rritjes së fundit drastike të numrit të të infektuarve me virusin Covid-19, qeveria austriake ka shtrënguar shpejt rregullat e aksesit për restorantet dhe manifestimet kulturore.