Qeveria kanadeze ka përgjuar lëvizjet e qytetarëve
(last modified Mon, 27 Dec 2021 18:59:02 GMT )
Dhjetor 27, 2021 19:59 Europe/Tirane
  • Qeveria kanadeze ka përgjuar lëvizjet e qytetarëve

Qeveria federale e Kanadasë ka pranuar se ka mbikqyrur fshehtësisht lëvizjet e popullatës së vendit gjatë izolimit të COVID-19 duke ndjekur zhvendosjet e rreth 33 milionë celularëve.

Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë ka pranuar kësaj jave se ka ndjekur lëvizjet e popullatës për të llogaritur “reagimin e publikut ndaj masave të izolimit dhe mbylljeve,” thuhet në raportin e rrjetit ‘Blacklock’s Reporter’, i cili raportoi i pari lajmin. E gjithë popullata totale e vendit është 38 milionë, sipas agjencisë ‘Statistics Canada’. “Provat vijnë nga shumë burime, nga shumë vende të botës, në atë që njihet si rritje drastike e survejimit qeveritar  — në epokën pas sulmeve të 11 Shtatorit— që tashmë është lënë shumë prapa prej mbikqyrjes masive të kohës së pandemisë,” shkruan David Lyon, autor i librit “Pandemic Surveillance” dhe ish profesor i Studimeve të Mbikqyrjes Qeveritare në Universitin e Ontario, për agjencinë National Post. Të dhënat e vendndodhjeve e lëvizjeve vijnë nga gjiganti kanadez i telekomit Telus dhe argumentoheshin si “kuptimi i lidhjeve të mundshme mes lëvizjes së popullatës brenda Kanadasë dhe përhapjes së COVID-19,” tha një zëdhënës sipas të përditshmes. Kritikët thonë se një mbikqyrje e tillë e pakontrolluar bie ndesh me parimet e demokracisë, të drejtat dhe dinjitetin personal.