Putin akuzon Gjermaninë: “Po luan pisët”
Për të gjashtën ditë me radhë, gazsjellësi Yamal-Evropë, që furnizon me gaz Europën Perëndimore nga Rusia, po kthen gazin mbrapsht në Poloni.
Të dhënat e operatorit gjerman të rrjetit të furnizimit, Gascade, tregojnë se fluksi i gazit në pikën e matjes së Mallnoë, në kufirin polako-gjerman po shkon në lindje të Polonisë me një vëllim prej 1.2 milion metër kub gaz në orë. Kjo situatë e ka zemëruar presidentin rusi Vladimir Putin, i cili akuzoi Gjermaninë se po ia rishet gazin rus Polonisë dhe Ukrainës, në vend që të lehtësojë tregun me çmime tepër të larta. Ai fajësoi importuesit gjermanë të gazit për kthimin mbrapsht të gazit dhe për çmimet stratosferike. Ministria gjermane e Ekonomisë nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me këto akuza. Ndërkohë as kompanitë importuese të gazit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga agjensia e lajmeve Reuters. Sergei Kopryanov, zëdhënës i Gazprom-it të Rusisë, tha çmimi i dërgesave të gazit nga Gjermania në Poloni dhe Ukrainë është shumë më i lartë se ai i Gazpromit të Rusisë. Me ardhjen e sezonit të ftohtë furnizimi me karburant në Evropë është kthyer në një problem serioz. Mungesa e gazit nga Rusia në Evropë krijon shumë probleme ekonomike. Çmimet e gazit në Evropë janë rritur më shumë se 600 për qind që nga janari i kaluar dhe tani janë në nivelin më të lartë.