Rusia mund të detyrohet të "eliminojë kërcënimet e papranueshme"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119974-rusia_mund_të_detyrohet_të_eliminojë_kërcënimet_e_papranueshme
Ministri i Jashtëm rus tha se Moska mund të detyrohet të "eliminojë kërcënimet e papranueshme" ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë, pasi presidenti i SHBA Joe Biden përsëriti kërcënimet kundër Rusisë gjatë një bisede telefonike 50-minutëshe me homologun e tij, Vladimir Putin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 31, 2021 15:49 Europe/Tirane
  • Rusia mund të detyrohet të

Ministri i Jashtëm rus tha se Moska mund të detyrohet të "eliminojë kërcënimet e papranueshme" ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë, pasi presidenti i SHBA Joe Biden përsëriti kërcënimet kundër Rusisë gjatë një bisede telefonike 50-minutëshe me homologun e tij, Vladimir Putin.

Sergei Lavrov paralajmëroi të premten se qasja agresive e Perëndimit dhe kërcënimi me sanksione mund ta detyrojnë Rusinë "të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ekuilibër strategjik dhe për të eliminuar kërcënimet e papranueshme për sigurinë e saj". Lavrov tha se SHBA duhet të ofrojë një "përgjigje konstruktive brenda një kohe të arsyeshme" ndaj propozimit të sigurisë së Rusisë. Në fillim të këtij muaji, Kremlini parashtroi në detaje kërkesat që i ka bërë SHBA-së për të ulur tensionet në Evropë dhe për të zbutur krizën mbi Ukrainën. Lavrov tha se propozimet “kanë për qëllim krijimin dhe legalizimin e një sistemi të ri marrëveshjesh bazuar në parimin e sigurisë së përbashkët dhe braktisjes së përpjekjeve për të arritur superioritetin ushtarak, i cili u miratua unanimisht nga krerët e të gjitha shteteve euroatlantike në vitet 1990.” Shtëpia e Bardhë tha më herët se do të paraqiste shqetësimet e veta,por Uashingtoni nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje.