Vaksinat mënyra e vetme për të luftuar pandeminë
Në fjalën e tij me rastin e Vitit të Ri, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi: “Viti 2021 ishte shumë sfidues për të gjithë ne. Pandemia me ngarkesat dhe kufizimet e saj të thella vazhdon të na mundojë të gjithëve".
Olaf Scholz, shprehu keqardhjen që edhe pas 21 muajsh pandemia nuk ka mbaruar dhe sqaroi që ndalimi i festimeve të ndryshimit të viteve dhe i fishekzjarrëve u bë në mënyrë që virusi të mos përhapet më tej. Lidhur me vazhdimin e pandemisë dhe përhapjen e variantit Omikron Kancelari tha: “Ju premtoj se do të përgjigjemi shpejt dhe me vendosmëri” dhe se është “shumë i lumtur që mund të mbështetet tek këshillat e ekspertëve të pavarur”. Scholz tha: “Ne e dimë se ata që ende nuk janë vaksinuar janë veçanërisht të rrezikuar të infektohen dhe të vuajnë nga sëmundja për një periudhë të gjatë dhe serioze. Prandaj ju bëj thirrje edhe një herë: vaksinohuni! Ne duhet të jemi më të shpejtë se virusi!”