Franca merr Presidencën e BE-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120016-franca_merr_presidencën_e_be_së
Franca më 1 janar merr kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një Evropë më të fortë, sovrane dhe të bashkuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 01, 2022 16:24 Europe/Tirane
  • Franca merr Presidencën e BE-së

Franca më 1 janar merr kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një Evropë më të fortë, sovrane dhe të bashkuar.

Macron për një kohë të gjatë ka kërkuar që BE-ja të jetë fuqi më e fortë botërore, teksa ka kërkuar që 27 shtetet e bllokut të jenë më të bashkuara. Macron po ashtu dëshiron që të avancojë përparimin në kapacitetet e përbashkëta të mbrojtjes, në mënyrë që BE-ja të mos varet nga siguria e SHBA-së. Zyrtarët amerikanë dhe evropianë kanë thënë se “sovraniteti strategjik” dhe projektet e mbrojtjes nuk janë zëvendësues të Aleancës Veri-Atlantike (NATO). Franca po ashtu dëshiron që gjatë udhëheqjes së presidencës së BE-së të rrisë koordinimin në mesin e shteteve anëtare mbi çështjen e migrimit, përfshirë edhe zhvillimin e një force emergjente, që do t’i përgjigjej krizave në kufijtë e jashtëm të bllokut. Ndër prioritetet e tjera përfshihet edhe rritja e pagës minimale në bllok, më shumë rregulla për gjigantët digjitalë, taksa për karbon, mbrojtja e mjedisit dhe ndryshime në rregullat e deficitit buxhetor të BE-së. Gjatë natës së Vitit të Ri, Macron, duke iu referuar Presidencës së BE-së u zotua se periudha e ardhshme gjashtëmujore “do të jetë kohë e progresit”.