Japonia prodhon vaksinë të përjetshme kundër virusit Korona
Hulumtuesit e një kompanie farmaceutike të Japonisë do të fillojnë testimet klinike të një vaksine kundër virusit Korona e cila do të krijojë imunitet të përjetshëm.
Faqja informative-analitike "Namehnews.com" ka shkruar se një grup i shkencëtarëve të institutit të shkencave mjekësor në Tokio drejtuar nga profesor Michinuri Kuhara, po punon në projektin e kësaj vaksine.
Michinuri Kuhara është i sigurt se kjo vaksinë e re jo vetëm që mund të prodhojë anti-trupa të fuqishëm neutralizues, por krijon edhe imunitet qelizor të fuqishëm që ofron mbrojte afatgjate.
"Japan Times" ka raportuar se testimet e kryera mbi minjtë kanë treguar se minjtë e vaksinuara kanë ruajtur anti-trupa të lartë për më shumë se 20 muaj e barabartë me mesataren e jetës së tyre. Në këtë raport thuhet se kur të injektohen dy doza të kësaj vaksine me distancë kohore 3 javë nga njëra tjetra, anti-trupat neutralizues janë shtuar me dhjetë herë më shumë.