Protesta në mbështetje ndaj pushtuesve të ndërtesës së Kongresit të Amerikës
(last modified Fri, 07 Jan 2022 14:09:12 GMT )
Janar 07, 2022 15:09 Europe/Tirane
  • Protesta në mbështetje ndaj pushtuesve të ndërtesës së Kongresit të Amerikës

Disa grupe të qytetarëve amerikanë kanë organizuar protesta në mbështetje ndaj pushtuesve të ndërtesës së Kongresit të Amerikës më 6 janar të vitit të kaluar duke u mbledhur përpara burgut në të cilën po mbahen të burgosur autorët e kësaj ngjarje në Uashington.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se protestuesit që kanë marrë pjesë në tubimin e organizuar me titull “Drejtësi për J6”, kanë mbajtur fjalime të shkurta dhe kanë deklaruar mbështetje për sulmin kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës dhe kanë mbështetur personat e burgosur për shkak të kësaj ngjarje.

Një prej protestuesve në këtë tubim ka theksuar: “Personat që janë burgosur në këtë burg, duhet të gjykohen në mënyrë të drejtë dhe të dalin para gjykatës”.

Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Drejtësisë mbi 700 persona janë arrestuar dhe burgosur për shkak të kryerjes së krimeve gjatë zhvillimeve të 6 janarit që 39 persona prej tyre janë dënuar dhe 220 prej tyre janë akuzuar për pengimin e zbatimit të ligjit.

Në prag të përvjetorit të sulmit kundër ndërtesës së Kongresit të Amerikës, sipas Alehandro Majorkas, sekretarit për siguri të brendshme, forcat e sigurisë së bashku me autoritetet federale në Uashington janë duke shtuar masat për të garantuar sigurinë në përvjetorin e ngjarjeve të 6 janarit të vitit të kaluar.

Tags