Amerika përsëri me premtime për mbylljen e burgut të Guantanamos
(last modified Fri, 07 Jan 2022 14:23:24 GMT )
Janar 07, 2022 15:23 Europe/Tirane
  • Amerika përsëri me premtime për mbylljen e burgut të Guantanamos

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se qeveria e Joe Biden vazhdon të mbetet e zotuar për mbylljen e burgut të Guantanamos.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ned Prise, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ditën e enjte, deklaroi: “Ne vazhdojmë të kemi vëmendjen në një proces për reduktimin në mënyrë të përgjegjshme të numrit të të burgosurve në Gjirin e Guantanamos dhe në fund mbylljen e këtij burgu. DASH aktualisht është duke identifikuar palët dhe negociuar në lidhje me marrëveshjet për transferimin e të burgosurve në vendet që plotësojnë kushtet”.

Në muajin korrik, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se qeveria e Biden dëshiron ta mbyllë këtë burg përgjithmonë dhe po bënë përpjekje për transferimin e të burgosurve jashtë vendit, mirëpo akoma nuk është caktuar koha e saktë.  

Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe organizata ndërkombëtare shumë herë kanë kërkuar mbylljen e këtij burgu famëkeq. Qeveria e Amerikës pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2021, ka ndërtuar një burg ushtarak në Gjirin e Guantanamos në juglindje të Kubës që sipas pretendimeve të autoriteteve amerikane, aty të mbahen personat e dyshuar për bashkëpunim me terroristët. Mirëpo ky burg pas zbulimit të skandaleve të tmerrshme në torturimin e të burgosurve dhe keqtrajtimin e të burgosurve në këtë burg, u shndërrua në një prej burgjeve më famëkeq dhe më të tmerrshëm në botë.