Arrestohen  3000 persona pas trazirave në Kazakistan
(last modified Sat, 08 Jan 2022 08:41:10 GMT )
Janar 08, 2022 09:41 Europe/Tirane
  • Arrestohen  3000 persona pas trazirave në Kazakistan

Më shumë se 3,000 njerëz janë arrestuar në trazirat e fundit në Kazakistan, thotë Ministria e Brendshme e Kazakistanit.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Kazakistanit, 26 persona të armatosur u vranë në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve. Reuters raportoi se 19 anëtarë të policisë së Kazakistanit dhe Gardës Kombëtare u vranë dhe 748 të tjerë u plagosën. Njerëzit në Kazakistan dolën në rrugë më 2 janar, një ditë pasi çmimi i karburantit u rrit, duke protestuar kundër vendimit të qeverisë. Pavarësisht se presidenti i Kazakistanit Jassim Jomart Tokayev hoqi dorë nga vendimi, protestat vazhduan me më shumë dhunë. Një numër i trupave ruse kanë hyrë në Kazakistan pas thirrjes për ndihmë nga presidenti i Kazakistanit, Jassim Jomart Tokayev bërë Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive. Në përgjigje të zhvillimeve të fundit në Republikën e Kazakistanit, Republika Islamike e Iranit deklaroi: Teherani po monitoron nga afër zhvillimet aktuale në Kazakistan dhe shpreson që paqja të kthehet në vend sa më shpejt që të jetë e mundur përmes dialogut paqësor dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Tags