Presidenti turkmen urdhëron mbylljen e "Portës së Ferrit"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120412-presidenti_turkmen_urdhëron_mbylljen_e_portës_së_ferrit
Presidenti turkmen Berdymukhamedov ka urdhëruar shuarjen e zjarrit në një pus gazi në një kodër të njohur si "Porta e Ferrit", e cila digjet prej 40 vitesh.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 09, 2022 08:56 Europe/Tirane
  • Presidenti turkmen urdhëron mbylljen e

Presidenti turkmen Berdymukhamedov ka urdhëruar shuarjen e zjarrit në një pus gazi në një kodër të njohur si "Porta e Ferrit", e cila digjet prej 40 vitesh.

Sipas Sputnik, presidenti turkmen Gurbanguly Berdymukhamedov udhëzoi autoritetet turkmene që të gjejnë një mënyrë për të mbyllur pusin e gazit në shkretëtirën Karakum, i njohur për turistët e huaj si "Porta e Ferrit".  Berdymukhamedov vuri në dukje se: Prej shumë vitesh në zonën e Portës së Ferrit digjet shumë gaz natyror dhe kjo situatë ndikon keq në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve që jetojnë aty pranë. Krateri ndodhet në shkretëtirën Karakum pranë fshatit Darvazeh, 266 km nga kryeqyteti turkmen, Ashgabat. Në vitin 1971, një rrëshqitje dheu ndodhi teksa po shpohej një pus në kërkim të gazit natyror. Gjeologët vendosën të digjnin gazin që dilte nga vrima, me shpresën se brenda pak ditësh do të digjej plotësisht. Por zjarri vazhdon të digjet edhe sot dhe tërheq turistët. Zjarri i përjetshëm tani do të shuhet me urdhër të Presidentit të Turkmenistanit.