Tubim proteste i punonjësve të shkarkuar të Air Italia
Një grup punonjësish të pushuar nga puna të Air Italia janë mbledhur në Romë, kryeqytetin e Italisë.
Dhjetëra punonjës të Air Italia, që përfaqësojnë më shumë se 1,300 punonjës të pushuar nga puna të linjës ajrore, duke djegur letrat e tyre të pushimit nga puna u mblodhën të dielën në mbrëmje për të protestuar ndaj indiferencës së qeverisë italiane ndaj të ardhmes së tyre, sipas Iran Press. Air Italia ishte linja e dytë më e madhe ajrore italiane që u likuidua dhe u mbyll përgjithmonë pas krizës ekonomike të vazhdueshme dhe pasojave të virusit Korona. Air Italia deklaroi falimentimin dy vjet më parë dhe javën e kaluar u dërgoi zyrtarisht një letër 1322 punonjësve të saj. Punonjësit e pushuar nga puna të Air Italia kanë marrë gjysmën e pagave në dy vitet e fundit si sigurim papunësie dhe tashmë që kompania është shkrirë kanë mbetur pa rroga dhe pa ndihmë nga qeveria. Alitalia, linja ajrore më e madhe në Itali, u shpërbë rreth katër muaj më parë pas 75 vitesh fluturime për shkak të krizës financiare dhe mijëra punonjës u pushuan nga puna dhe u zëvendësua nga një linjë ajrore e vogël e quajtur ITA.