Deri në vitin 2025, do të shembet demokracia amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120490-deri_në_vitin_2025_do_të_shembet_demokracia_amerikane
Njëkohësisht me përvjetorin e rebelimit kundër Kongresit të Amerikës, ekspertët e ndryshëm kanë paralajmëruar për rënien dhe shkatërrimin e sistemit politikë në Amerikë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 10, 2022 15:51 Europe/Tirane
  • Deri në vitin 2025, do të shembet demokracia amerikane

Njëkohësisht me përvjetorin e rebelimit kundër Kongresit të Amerikës, ekspertët e ndryshëm kanë paralajmëruar për rënien dhe shkatërrimin e sistemit politikë në Amerikë.

Faqja informative CNN ka shkruar se një ekspert kanadez në një raport të tij ka trajtuar shqetësimet e qarqeve të ndryshme për rënien dhe shkatërrimin e demokracisë amerikane.

Libri i ri i shkrimtarit kanadez Stephen Marche është publikuar me titull "Lufta civile e ardhshme: misionet e të ardhmes së Amerikës" (The Next Civil War: Dispatches From the American Future). Libri i Stephen Marche i cili është publikuar njëkohësisht me përvjetorin e sulmit të 6 janarit kundër Kongresit të Amerikës, tregon se sa e rrezikshme është bërë ndarja politike në blloqe në Amerikës dhe tregon gjithashtu skenarë të ndryshme se si mund të përmbyset dhe shkatërrohet sistemi politik i SHAB-ave.

Nga ana tjetër, Stephen Marche disa dita para publikimit të librit të tij, vë në dukje artikullin paralajmëruar të shkencëtarit të shkencave politike Thomas Homer-Dixon, drejtor ekzekutiv i Institutit "Cakcades" që vepron në fushat e përballjes me kërcënimet kundër shoqërisë, artikull që është publikuar në "Globe and Mail" të Kanadasë dhe ka shkruar: " Në rastin e Homer-Dixon, paralajmërimi është edhe më shqetësues, sepse artikulli paralajmërues nuk u drejtohet vetëm amerikanëve, por edhe fqinjëve të tyre kanadezë, për t'i përgatitur ata për atë që mund të jetë në rrugën e tyre nëse demokracia e Amerikës shembet. Homer-Dixon i paralajmëron troç bashkatdhetarët e tij: "Një stuhi e tmerrshme po vjen nga jugu dhe Kanadaja është mjerisht e papërgatitur".

Xhimi Karter, ish-presidenti i Amerikës, në një artikull të publikuar në gazetën "New York Tumes", më herët kishte paralajmëruar se demokracia anë e mbanë Amerikës është në rrezik serioz dhe populli i këtij vendi tani ndodhet në buzë të një gremine e cila po zgjerohet gjithnjë e më shumë.