Omicron çon në kolaps spitalet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120496-omicron_çon_në_kolaps_spitalet
Sistemet shëndetësore të shumë vendeve evropiane janë nën presion të ri, për shkak të variantit Omicron të koronavirusit që u përhap me shpejtësi gjatë festave të fundvitit.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Janar 10, 2022 19:56 Europe/Tirane
  • Omicron çon në kolaps spitalet

Sistemet shëndetësore të shumë vendeve evropiane janë nën presion të ri, për shkak të variantit Omicron të koronavirusit që u përhap me shpejtësi gjatë festave të fundvitit.

Në Spanjë, Britani, Itali dhe jo vetëm,  punonjësit e shëndetësisë gjenden në një situatë shumë të vështirë. Të premten, 7 janar, autoritetet britanike njoftuan vendosjen e trupave ushtarakë  për të mbështetur spitalet që përballen me mungesë stafi dhe presion të lartë për shkak të numrit rekord të rasteve me Covid-19 në vend. Omicron do të thotë më shumë pacientë dhe më pak staf," tha një mjek në Angli. Ushtria britanike ka dërguar rreth 200 trupa për të mbështetur spitalet e Londrës. Ata duhet të punojnë “së bashku me personelin mjekësor për të mbrojtur vendin nga Covid-19”, tha ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace. Britania regjistroi të martën (04.01) një rekord të ri prej 218.724 infektimesh të reja me coronavirus në 24 orë. Në SHBA, spitalet po shtyjnë operacionet jo urgjente për të liruar shtretërit dhe stafin. Në Spanjë, sistemi shëndetësor është nën presion aq të madh sa në provincën verilindore të Aragonit, autoritetet kanë lejuar mjekët dhe infermierët në pension të kthehen në punë.