Presidenti kazak: Trazirat ishin tentim për grusht shteti
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120502-presidenti_kazak_trazirat_ishin_tentim_për_grusht_shteti
Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, e ka përshkruar dhunën vdekjeprurëse të javës së kaluar si tentim për puç.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2022 16:27 Europe/Tirane
  • Presidenti kazak: Trazirat ishin tentim për grusht shteti

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, e ka përshkruar dhunën vdekjeprurëse të javës së kaluar si tentim për puç.

Ai u ka thënë të hënën liderëve të aleancës ushtarake të ish-vendeve sovjetike se aksioni është koordinuar nga një “qendër e vetme”, mirëpo nuk ka përmendur kë sheh si përgjegjës. Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Kazakistani është shënjestruar nga terrorizmi individual, duke shtuar se Rusia nuk do të lejojë kurrë revolucione në rajon. Trupat nga Rusia dhe vende tjera tashmë janë në Kazakistan për të rikthyer rregullin. Protestat e nxitura nga rritja e çmimeve të gazit, janë shndërruar në trazirat më të këqija që ka parë ky shtet në 30 vjet të pavarësisë. Shumë persona është raportuar të kenë vdekur, duke përfshirë 16 anëtarë të forcave të sigurisë. Autoritetet kanë thënë se situata është stabilizuar dhe se trupat janë duke vazhduar operacionet e spastrimit. Aktualisht është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme. Rreth 8,000 persona janë ndaluar në këtë shtet, ka thënë të hënën Ministria e Brendshme e Kazakistanit.