Vdes kryeparlamentari i Parlamentit Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120522-vdes_kryeparlamentari_i_parlamentit_evropian
Kryetari italian i Parlamentit Evropian, David Sassoli, vdiq mesnatën e 11 janarit në moshën 64-vjeçare për shkak të pneumonisë dhe një çrregullimi të sistemit imunitar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 11, 2022 07:53 Europe/Tirane
  • Vdes kryeparlamentari i Parlamentit Evropian

Kryetari italian i Parlamentit Evropian, David Sassoli, vdiq mesnatën e 11 janarit në moshën 64-vjeçare për shkak të pneumonisë dhe një çrregullimi të sistemit imunitar.

Sipas gazetës franceze Le Figaro, Sassoli ishte shtruar në spital në Strasburg me simptoma të pneumonisë që nga fundi i muajit të kaluar. Testi i koronës i politikanit italian rezultoi negativ dhe gjendja e tij e përgjithshme fillimisht u vlerësua “e mirë”. Zëdhënësi i Sasolit përmes një postimi në Twitter ka njoftuar sot vdekjen e politikanit socialist, duke shtuar: Data e funeralit të kreut të Parlamentit Evropian do të bëhet e ditur më vonë. Roberto Coelho njoftoi dje se gjendja e tij po përkeqësohej për shkak të një çrregullimi të sistemit imunitar dhe për këtë janë anuluar të gjitha takimet e tij zyrtare. Ai vuante gjithashtu nga leuçemia dhe këtë vjeshtë ishte larguar nga puna në parlament për një kohë për shkak të pneumonisë. Sassoli u zgjodh për herë të parë si deputet në Parlamentin Evropian në vitin 2009 dhe në vitin 2019 për dy vjet e gjysmë mori postin e kryetarit të këtij parlamenti.