Zbulohet fosili gjigant i një shumëkëmbëshi "me madhësinë e një makine"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120582-zbulohet_fosili_gjigant_i_një_shumëkëmbëshi_me_madhësinë_e_një_makine
Shkencëtarët sapo kanë zbuluar fosilin e një shumëkëmbëshi shumë të madh në veri të Britanisë që ishte sa madhësia e një makine dhe jetonte në periudhën Karbonifer rreth 326 milionë vjet më parë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 12, 2022 06:59 Europe/Tirane
  • Zbulohet fosili gjigant i një shumëkëmbëshi

Shkencëtarët sapo kanë zbuluar fosilin e një shumëkëmbëshi shumë të madh në veri të Britanisë që ishte sa madhësia e një makine dhe jetonte në periudhën Karbonifer rreth 326 milionë vjet më parë.

Fosili i këtij shumëkëmbëshi gjigant, i quajtur Arthropleura, është zbuluar në brigjet e Umberland-it, rreth 64 milje (64 km) nga Newcastle, sipas një raporti në Journal of the Geological Survey. Ky fosil karbonifer është rreth 326 milionë vjet i vjetër, më shumë se 100 milionë vjet para moshës së dinosaurëve dhe është jo-vertebrori më i madh i zbuluar ndonjëherë. Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Kembrixhit, fosili i gjetur është rreth 75 centimetra i gjatë dhe duke e studiuar atë, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se krijesa origjinale ishte ndoshta rreth 2.7 metra i gjatë dhe peshonte rreth 50 kilogramë. Në periudhën karbonifer, Britania ishte e vendosur afër ekuatorit dhe kishte një klimë tropikale. Për këtë arsye, shumë jo-vertebrorë dhe amfibë të hershëm jetonin në bimësinë rreth përrenjve dhe lumenjve të saj.