Uashingtoni pretendon se NATO nuk është kërcënim për Rusinë
Victoria Noland, asistentja për çështje politike e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke paralajmëruar përsëri Rusinë në lidhje me Ukrainën, pretendoi se NATO nuk është kërcënim për Moskën.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Victoria Noland duke shpjeguar takimin e fundit të përfaqësuesve të lartë të Uashingtonit dhe Moskës në Gjenevë të Zvicrës, doli në një konferencë për shtyp dhe pretendoi se NATO nuk është kurrfarë kërcënimi për Rusinë, natyrisht me kusht që Moska të mos krijojë ndonjë kërcënim për këtë aleancë ushtarake.
Sipas kësaj funksionare të lartë të Uashingtonit, ndjekja e rrugëve diplomatike dhe përdorimi i diplomacisë, është rruga më e mirë për ringjalljen e stabilitetit dhe sigurisë për Ukrainën, Evropën dhe Rusinë. Ajo edhe një herë ka përsëritur kërcënimet e autoriteteve amerikane për vendosjen e sanksioneve dhe për ushtrimin e presioneve ekonomike kundër Rusisë në rast të sulmit kundër Ukrainës.
Victoria Noland paralajmëroi: "Kufizimet dhe sanksioneve e vendosura nga Amerika dhe aleatët e saj kundër Rusisë do të ushtrojnë ndikim shumë të dhimbshëm mbi Rusinë".
Këto deklarata paraqiten në kohën kur negociatat e Moskës dhe Uashingtonit janë zhvilluar ditën e hënë në Gjenevë të Zvicrës të kryesuara nga zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë dhe zv/sekretari amerikan i shtetit. Pas këtij takimi, autoritetet amerikane përsëri kanë paralajmëruar se në rast të ndonjë sulmi të Rusisë kundër Ukrainës, Moska do të përballet me sanksione të ashpra.