Fauci: Nuk ka asnjë mundësi për të çrrënjosur virusin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120630-fauci_nuk_ka_asnjë_mundësi_për_të_çrrënjosur_virusin
“Pothuajse të gjithë do të preken nga varianti Omicron", ka thënë epidemiologu amerikan, Anthony Fauci, i cili vlerësoi se megjithëse nuk ka asnjë mundësi për çrrënjosur  koronavirusin, bota ndodhet në një pikë  kritike për sa i përket ecurisë së Covid-19.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 12, 2022 16:21 Europe/Tirane
  • Fauci: Nuk ka asnjë mundësi për të çrrënjosur virusin

“Pothuajse të gjithë do të preken nga varianti Omicron", ka thënë epidemiologu amerikan, Anthony Fauci, i cili vlerësoi se megjithëse nuk ka asnjë mundësi për çrrënjosur  koronavirusin, bota ndodhet në një pikë  kritike për sa i përket ecurisë së Covid-19.

"Nuk ka asnjë mënyrë sesi mund ta çrrënjosim këtë virus," tha Fauci, duke pasur parasysh transmetueshmërinë e lartë të virusit dhe numrin e lartë të të infektuarve  që janë vaksinuar kundër Covid-19. Dr. Fauci theksoi nevojën urgjente për të ashtuquajturën  "super" vaksinën, e cila do të jetë në gjendje të "parandalojë" shfaqjen e varianteve të reja të Covid-19. “Duke parë nga e ardhmja,  në kontekstin e shfaqjes së vazhdueshme të pashmangshme të varianteve të reja, rëndësia e zhvillimit të një super vaksine për koronaviruset bëhet edhe më urgjente. Konkretisht na nevojitet një vaksinë që do të jetë efektive kundër të gjitha varianteve të SARS-CoV-2 dhe kundër të gjithë koronaviruseve," tha Fauci.