Shtohen zërat për dorëheqjen e Kryeministrit britanik
Pozita aktuale ku ndodhet kryeministri britanik është më e vështira në karrierën e tij politike.
Janë mbrëmjet e organizuara në selinë e Kryeministrisë nga stafi i tij ku në disa prej tyre ka marr pjesë edhe Johnson në kulmin e pandemisë kur britanikëve u kërkonte të ruanin distancimin social dhe të evitonin kontaktet për mospërhapjen e Covidit, ato që duket se do jenë gozhda e fundit në arkivolin politik të kryeministrit, sipas kundërshtarëve, ndërkohë që mbështetësit e tij, nuk besojnë në rrëzimin e Johnsonit nga posti, të paktën kësaj here. Ka filluar një hetim civil ndërkohë Policia ende nuk është përfshirë në hetim në pritje të rezultatit të këtij hetimi nga një zyrtare e shërbimit publik në vend, çka konsiderohet e paprecedentë kur do duhej këtë punë ta bënte Policia. Ajo që e rëndon më shumë pozitën dhe indinjatën është se një nga këto mbrëmje është organizuar një ditë përpara funeralit të burrit të ndjerë të Mbretëreshës, Princit Filip, kur ajo të nesërmen e vajtoi e vetme të shoqin në shenjë respekti ndaj masave anti-covid ndërkohë që zyrtarët e kryeministrisë argëtoheshin. Shumë analistë mendojnë se ai do mund ti mbijetojë kësaj krizë e cila po përkthehet në kosto elektorale për konservatorët britanik në pushtet.