Amerika do t'i shesë pajisje të dronëve Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120788-amerika_do_t'i_shesë_pajisje_të_dronëve_francës
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë pëlqimin për nënshkrimin e një kontrate me vlerë 88 milionë dollar për shitjen e pajisjeve përkatëse me prodhimin e dronëve të llojit MQ-9 Francës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2022 12:22 Europe/Tirane
  • Amerika do t'i shesë pajisje të dronëve Francës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë pëlqimin për nënshkrimin e një kontrate me vlerë 88 milionë dollar për shitjen e pajisjeve përkatëse me prodhimin e dronëve të llojit MQ-9 Francës.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se sipas raportit të Agjencisë së Inteligjencës Mbrojtëse të Amerikës, kjo kontratë do të përfshijë blerjen e një lloji të censorëve ndërlidhëse të dronave MQ 9 dhe pajisjeve përkatëse në vlerë 88 miliardë dollaë. Qeveria e Francës ka kërkuar blerjen e 8 serive të pajisjeve.  

Përveç kësaj, marrëveshja mes Amerikës dhe Francës përfshinë edhe pajisjet e pjesëve dhe rregullimin e pjesëve, pjesëve konsumuese, shërbimet logjistike dhe programet kompjuterike si dhe dokumentet teknike.

Faqja informative "Defense Post" ka shkruar se në ditët e kaluara Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë pëlqimin për shitjen e pjesëve të nevojshme dhe shërbimeve logjistike për dronët e llojit MQ-9 në Francë në vlerë të 300 milionë dollarëve. Sipas këtij burimi, marrëveshja mes Uashingtonit dhe Parisit duhet të ratifikohet në Kongresin e Amerikës.

Franca që nga vitit 2013, ka blerë dronë MQ-9 nga Amerika dhe sipas kontratës së vitit të kaluar, Parisi ka nënshkruar një marrëveshje me Amerikën për blerjen edhe të 2 dronëve të ri deri më 29 mars të vitit 2024.