Vazhdojnë tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120834-vazhdojnë_tensionet_mes_shteteve_të_bashkuara_dhe_rusisë_për_ukrainën
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken të shtunën në vazhdën e tensioneve të vazhdueshme midis Uashingtonit dhe Moskës për Ukrainën foli me telefon me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 16, 2022 03:43 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken të shtunën në vazhdën e tensioneve të vazhdueshme midis Uashingtonit dhe Moskës për Ukrainën foli me telefon me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell.

Sipas IRNA; Departamenti i Shtetit tha se Blinken dhe Borrell diskutuan koordinimin e tyre të ngushtë me aleatët e NATO-s dhe partnerët evropianë në përgjigje të dislokimit të forcave ushtarake të Rusisë në afërsi të Ukrainës. Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëroi edhe një herë se çdo agresion i mundshëm rus kundër Ukrainës do të kishte pasoja të menjëhershme, të rënda dhe të koordinuara. Më herët, sekretari Blinken pretendoi se sulmi kibernetik në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës që u regjistrua të premten ishte "pjesë e një loje të stilit rus". Në një intervistë me Financial Times, Zëvendës Sekretarja Amerikane e Shtetit Victoria Nuland nuk e fajësoi Rusinë për sulmin kibernetik, i cili synoi dhjetëra faqe të internetit të qeverisë ukrainase, por iu  drejtua Moskës, duke thënë se zhvillimet ishin pjesë e një model tashmë të  njohur dhe shqetësues të veprimeve të Moskës. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nëse Rusia pushton Ukrainën, ajo do të përballet me një hakmarrje të gjerë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë, duke përfshirë sanksione ekonomike dhe financiare në një shkallë shumë më të madhe sesa sanksionet e vitit 2014, kur Krimea u aneksua nga Rusia.