Le Pen: 80% e të rinjve francezë po mendojnë për emigracionin
(last modified Mon, 17 Jan 2022 07:18:32 GMT )
Janar 17, 2022 08:18 Europe/Tirane
  • Le Pen: 80% e të rinjve francezë po mendojnë për emigracionin

Kreu i partisë ekstremiste të Asamblesë Kombëtare në Francë ka kritikuar ashpër pasojat negative të politikës së qeverisë së Emmanuel Macron.

"Unë nuk dua që të rinjtë ta bëjnë këtë, dua të investoj tek të rinjtë dhe t'u besoj atyre," tha Marine Le Pen, kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë Asambleja Kombëtare, të dielën, sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj.  Kandidati për president francez premtoi në këtë postim në Twitter se personat nën moshën 30 vjeç në Francë do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat. “Politika e presidentit Emmanuel Macron e ka bërë Francën shumë të ashpër, duke shkaktuar kaos në vend dhe duke përçarë francezët”, tha ajo. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale franceze do të mbahet më 10 prill 2022. Emmanuel Macron, presidenti më i ri në historinë e Francës gjatë pesë viteve të tij në pushtet, është përballur me shumë kriza, duke përfshirë protestat e "jelekëve të verdhë" dhe epideminë e virusit Korona. Macron çështjen e strehimit e kishte vendosur në fokus të fushatës së tij të vitit 2017. Sot, rritja e inflacionit në Francë dhe Bashkimin Evropian ka thyer rekorde dhe banesat tani janë më të shtrenjta se sa ishte gjatë krizës së Korona. Një sondazh i ri tregon se tre në katër francezë mendojnë se fuqia e tyre blerëse është zvogëluar dhe se 90% e popullsisë është e shqetësuar për strehimin. Ndërsa shtresat e larta mund të jenë në gjendje t'i përballojnë këto çmime të larta, është e qartë se pjesë të tjera të shoqërisë franceze janë thellësisht të shqetësuara.

Tags