Dorëheqja e 872 anëtarëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120918-dorëheqja_e_872_anëtarëve_të_partisë_për_drejtësi_dhe_zhvillim
872 anëtarë të Partisë turke për Drejtësi dhe Zhvillim në provincën Aydin dhanë dorëheqjen masivisht.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 17, 2022 16:21 Europe/Tirane
  • Dorëheqja e 872 anëtarëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim

872 anëtarë të Partisë turke për Drejtësi dhe Zhvillim në provincën Aydin dhanë dorëheqjen masivisht.

Anëtarët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), duke përfshirë Emil Ozakmazlar, kreun e degës së grave të partisë në provincën Aydin, për shkak të keqmenaxhimit të partisë dhe presionit ndaj tyre njoftuan dorëheqjen e tyre javën e kaluar. Për shkak të trazirave të rënda brenda partisë në qytetin Aydin, ka mundësi që në ditët në vijim të shtohen dorëheqjet. Arsyeja e dorëheqjes së tyre është kundërshtimi i mënyrës së drejtimit të AKP-së, si dhe rritja e presioneve ndaj anëtarëve. Një sondazh i kryer në fund të vitit të kaluar tregoi se në zgjedhjet e ardhshme turke, AKP do të vazhdojë të shohë një rënie kundrejt rivalëve të saj. Zhvlerësimi i lirës, ​​rritja e inflacionit dhe varfërimi i njerëzve kanë ulur ndjeshëm popullaritetin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe partisë në pushtet.