Ukraina zhvillon manovra në afërsi të Krimesë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121196-ukraina_zhvillon_manovra_në_afërsi_të_krimesë
Në kohën kur Moska ka paralajmëruar për çfarëdo lloj veprimi provokues në afërsi të territorit të Rusisë, ushtria e Ukrainës në një veprim provokues, ka zhvilluar manovra ushtarake në afërsi të Krimesë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 22, 2022 15:36 Europe/Tirane
  • Ukraina zhvillon manovra në afërsi të Krimesë

Në kohën kur Moska ka paralajmëruar për çfarëdo lloj veprimi provokues në afërsi të territorit të Rusisë, ushtria e Ukrainës në një veprim provokues, ka zhvilluar manovra ushtarake në afërsi të Krimesë.

Sipas kanalit informativ Russia Today, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ditën e premte në një deklaratë, ka deklaruar se ushtria e Ukrainës në rajonin Khorsuni Jugor në afërsi të kufirit me Krimenë, ka zhvilluar stërvitje taktike.

Sipas këtij burimi, manovrat e fundit ushtarake të Ukrainës zhvillohen në kulmin e tensioneve mes Kievit dhe Moskës.  

Ukraina dhe SHBA-të në mënyrë të vazhdueshëm në kuadër të propagandës kundër Rusisë, kanë pretenduar se Rusia synon të sulmojë Ukrainës, ndërkohë që ky pretendim është përgënjeshtruar dhe hedhur poshtë nga autoritetet e Moskës