Komandanti i marinës gjermane jep dorëheqjen për mbështetjen e Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121234-komandanti_i_marinës_gjermane_jep_dorëheqjen_për_mbështetjen_e_rusisë
Komandanti i marinës gjermane dha dorëheqjen pasi tha se "Krimeja nuk do t'i kthehet kurrë Ukrainës", gjë që shkaktoi polemika në Berlin dhe vendet evropiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 23, 2022 05:46 Europe/Tirane
  • Komandanti i marinës gjermane jep dorëheqjen për mbështetjen e Rusisë

Komandanti i marinës gjermane dha dorëheqjen pasi tha se "Krimeja nuk do t'i kthehet kurrë Ukrainës", gjë që shkaktoi polemika në Berlin dhe vendet evropiane.

Sipas Deutsche Welle, Gjermania u përball me një incident diplomatik pas deklaratave të komandantit detar për presidentin rus Vladimir Putin dhe krizën në Ukrainë, për të cilën admirali Ki Akhim Schonbach dha dorëheqjen. Shkarkimi i komandantit të marinës gjermane vjen pasi ai në një konferencë të organizuar nga Instituti indian për Studime dhe Analiza të Mbrojtjes Manohar Parrikar tha se Krimeja nuk do të ishte më kurrë pjesë e Ukrainës dhe se Putini ndoshta meritonte respekt. Komandanti i marinës gjermane shtoi: Putini kërkon respekt nga partnerët e tij perëndimorë dhe nuk është e vështirë t'i tregosh atij këtë respekt, sepse ai ndoshta e meriton. Schonnbach vuri në dukje se veprimet e Rusisë në Ukrainë duhet të merren parasysh dhe se gadishulli i Krimesë është zhdukur dhe nuk do të kthehet kurrë, gjë që është fakt. Marrëdhëniet SHBA-Perëndim me Rusinë janë tensionuar që nga viti 2014 pas aneksimit të gadishullit të Krimesë.