Jep dorëheqje presidenti armen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121260-jep_dorëheqje_presidenti_armen
Presidenti armen, Armen Sarkissian ka dhënë dorëheqje të papritur të dielën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 23, 2022 19:23 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqje presidenti armen

Presidenti armen, Armen Sarkissian ka dhënë dorëheqje të papritur të dielën.

Sipas burimeve të medieve, presidenti armen ka deklaruar se këtë vendim e ka marrë për faktin se nuk ka instrumente për të ndikuar në politikën e brendshme dhe të jashtme. Siç kujtojnë mediat, vitin e kaluar, Sarkissian e gjeti veten në mosmarrëveshje me kryeministrin Nikola Pashinyan për disa çështje, duke përfshirë largimin e komandantëve të forcave të armatosura. “Mendova për një kohë shumë të gjatë dhe vendosa të jap dorëheqjen pas katër viteve punë aktive si president”, ka thënë Sarkissian në një deklaratë, e cila shtoi se “presidenti nuk ka mjetet e nevojshme për të ndikuar në proceset e rëndësishme të jashtme dhe të brendshme politike në kohë të vështira për popullin dhe vendin”. Ai gjithashtu vuri në dukje se disa grupe politike kanë synuar atë dhe familjen e tij, pa dhënë detaje të mëtejshme.