Biden kërcënon personalisht Putinin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121394-biden_kërcënon_personalisht_putinin
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se në rast të një pushtimi rus të Ukrainës, ai mund të vendosë sanksione ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2022 04:36 Europe/Tirane
  • Biden kërcënon personalisht Putinin

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se në rast të një pushtimi rus të Ukrainës, ai mund të vendosë sanksione ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas ISNA, Biden në një deklaratë të publikuar nga Reuters tha se nëse Putin sulmon Ukrainën, ai mund të jetë objektivi i sanksioneve amerikane. Biden vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara së shpejti mund të vendosin rreth 8,500 trupa amerikane, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë ndryshim në statusin e trupave ruse në kufirin ukrainas. Presidenti amerikan vuri në dukje se aktualisht Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të dërgojnë trupa amerikane në Ukrainë. Ai shtoi: Nëse Putin pushton Ukrainën, do të ketë pasoja të rënda globale! Moska thekson se deklarata të tilla janë një justifikim për Perëndimin për të vendosur njësi të NATO-s në zonat kufitare afër territorit rus.