Kërcënimet e përsëritura britanike anti-ruse
Kryeministri britanik përsëriti se Moska do të përballet me sanksionet më të ashpra dhe më të rënda, në rast të pushtimi të Ukrainës.
Sipas IRNA, "Boris Johnson" të martën në Dhomën e Komunave Britanike foli për situatën në Ukrainë dhe tha: Britania kërkon të kombinojë dialogun me parandalimin. Duke përsëritur pretendimin e tij se Rusia mund të pushtojë Ukrainën, kryeministri britanik shtoi se Perëndimi i bashkuar, me sanksione të rënda ekonomike, do të vendosë një çmim shumë të lartë për Rusinë. Johnson njoftoi gjithashtu se po merrte pjesë në takime virtuale me presidentin amerikan Joe Biden, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Schulz dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Sipas kryeministrit britanik, anëtarët e këtij takimi, duke përsëritur pretendimet e tyre antiruse dhe duke kërcënuar me sanksione kanë vendosur ta pengojnë Rusinë. Ukraina, Shtetet e Bashkuara, NATO dhe disa nga aleatët perëndimorë të Uashingtonit pretendojnë se Rusia synon të sulmojë Ukrainën, gjë që zyrtarët e lartë të Moskës e kanë bërë të qartë vazhdimisht se një plan i tillë nuk është në axhendën e Kremlinit.