Erdogan paralajmëroi vizitën e Presidentit të Izraelit në Turqi
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të enjten në mëngjes njoftoi se presidenti izraelit Ishaq Herzog do të udhëtojë në Ankara në gjysmën e parë të shkurtit.
Në një intervistë për NTV, Erdogan tha: Në gjysmën e parë të shkurtit jemi në pritje të vizitës së Presidentit të regjimit sionist dhe kjo vizitë do të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes Tel Avivit dhe Ankarasë. Erdogan gjithashtu deklaroi: Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Izraelin në të gjitha fushat, përfshirë gazin. Në fillim të këtij muaji, Erdogan foli me telefon me Ishaq Herzog. Ky ishte kontakti i tretë mes të dyve në më pak se një vit. Marrëdhëniet midis Turqisë dhe regjimit sionist kanë pasur luhatje gjatë dekadës së fundit. Turqia dhe regjimi sionist nuk kanë pasur ambasadorë reciprokë që nga viti 2018. Turqia shkarkoi ambasadorin izraelit pas vendimit të Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. Natyrisht, Rexhep Tajip Erdogan vitet e fundit ka treguar se në çështjen palestineze ka vepruar për interesat e tij. Shumë media kanë kritikuar vazhdimisht pikëpamjen e Turqisë për çështjen palestineze. Kohët e fundit, Erdogan ka shprehur interesimin e tij për përmirësimin e marrëdhënieve me Tel Aviv në mënyra të ndryshme.