Kina mbron Rusinë kundër SHBA-së për Ukrainën
(last modified Thu, 27 Jan 2022 18:53:35 GMT )
Janar 27, 2022 19:53 Europe/Tirane
  • Kina mbron Rusinë kundër SHBA-së për Ukrainën

Në një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i bëri thirrje Shtëpisë së Bardhë që të adresojë shqetësimet e Rusisë për situatën në Ukrainë.

Javët e fundit, tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për Ukrainën janë intensifikuar. Vendimi i Kievit për t'u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e cila e lidh organizatën ushtarake perëndimore me kufijtë e Rusisë, ka ngritur shqetësimet e Moskës për sigurinë. Me pranimin e shteteve të Evropës Lindore dhe Balltike në NATO, organizata u afrua më shumë me Rusinë, dhe tani, kur Ukraina dhe Gjeorgjia po kërkojnë anëtarësimin në NATO, Rusia e gjen veten plotësisht nën rrethimin e NATO-s. Kjo është arsyeja pse Rusia u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që të mos vendosin trupa apo armë në vendet që u bashkuan me NATO-n pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ndërsa kundërshton kërkesën e Ukrainës dhe Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO. Duke refuzuar kërkesën e Rusisë, Shtetet e Bashkuara po shtojnë shtrirjen e krizës me Moskën. Andranik Megranian, një analist politik rus, thotë: "Rusia nuk dëshiron të ndjekë skenarin e një lufte me Ukrainën, por nëse Perëndimi dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara duan të përdorin forcën, situata për Moskën do të ndryshojë". Në këtë kontekst, mbështetja e Kinës për Rusinë përballë presionit perëndimor është domethënëse. Sepse ndërsa Rusia i referohet çështjes së Ukrainës si vijën e saj të kuqe, Kina gjithashtu e konsideron çështjen e Tajvanit dhe praninë ushtarake të SHBA në Detin e Kinës Jugore si vijën e saj të kuqe. Kështu, dy aleatët lindorë që përballen me presionin ushtarak perëndimor duket se po forcojnë dhe koordinojnë më tej pozicionet e tyre për ta kundërshtuar atë. Eksperti amerikan për çështjet ndërkombëtare Patrick Joseph Buchanan ka paralajmëruar Uashingtonin dhe aleatët e tij për injorimin e vijave të kuqe të Rusisë dhe Kinës në Evropë dhe Azi, përkatësisht në Ukrainë dhe Tajvan, duke parashikuar se dy fuqitë lindore mund të forcojnë pozicionet e tyre anti-amerikane dhe anti-NATO. Sidoqoftë, duke ndjekur një politikë të paqartësisë strategjike, Shtetet e Bashkuara synojnë të ruajnë në një nivel të kufizuar tensionet me Rusinë dhe Kinën dhe t'i destabilizojnë ato duke përdorur median dhe opinionin publik dhe duke hedhur akuza anti-ruse, si p.sh. 'Rusia synon të okupojë Ukrainën' për të justifikuar presionin e saj ushtarak dhe politik ndaj Rusisë. Prandaj, mbështetja e Kinës për Rusinë, e cila shihet edhe si një shenjë e hyrjes së Pekinit në tensionet SHBA-Rusi, tregon se Pekini dhe Moska shohin nevojën për të koordinuar pozicionet e tyre përballë presionit perëndimor, cka mund të forcojë aleancën strategjike midis dy fuqive të mëdha lindore.

 

Tags