Kina paralajmëron për konflikt ushtarak me SHBA-në
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121574-kina_paralajmëron_për_konflikt_ushtarak_me_shba_në
Ambasadori kinez në Uashington ka paralajmëruar se nxitja e lëvizjes separatiste në Tajvan nga Shtetet e Bashkuara mund të çojë në një konflikt ushtarak midis dy fuqive të mëdha të shekullit të 21-të.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 29, 2022 05:04 Europe/Tirane
  • Kina paralajmëron për konflikt ushtarak me SHBA-në

Ambasadori kinez në Uashington ka paralajmëruar se nxitja e lëvizjes separatiste në Tajvan nga Shtetet e Bashkuara mund të çojë në një konflikt ushtarak midis dy fuqive të mëdha të shekullit të 21-të.

Qin Gang shtoi: Më lejoni të theksoj se çështja e Tajvanit është burimi më i madh i zjarrit midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. "Nëse autoritetet tajvaneze të mbështetura nga SHBA-ja vazhdojnë të ndjekin shkëputjen, ka shumë të ngjarë që çështja të çojë në një konflikt ushtarak kinezo-amerikan," tha Gang. Në përgjigje, Pentagoni pretendoi se Uashingtoni po i përmbahej ende politikës së "një Kine" sipas Aktit të Marrëdhënieve SHBA-Kinë. Sipas ligjit, Shtetet e Bashkuara njohin sovranitetin e Pekinit mbi Tajvanin, por angazhohen për të ndihmuar atë të mbrohet. Pentagoni pretendoi: Ne ruajmë aftësinë tonë për t'i rezistuar përdorimit të forcës që mund të rrezikojë sigurinë e popullit tajvanez.