Rizgjidhet presidenti i Italisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121640-rizgjidhet_presidenti_i_italisë
Pas tetë votimesh radhazi gjatë gjashtë ditëve të fundit, Italia ka zgjedhur Presidentin e 13 të Republikës. E është hera e dytë në historinë 76 vjeçare të Republikës Italiane që kreu i shtetit merr një mandat të dytë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 30, 2022 08:51 Europe/Tirane
  • Rizgjidhet presidenti i Italisë

Pas tetë votimesh radhazi gjatë gjashtë ditëve të fundit, Italia ka zgjedhur Presidentin e 13 të Republikës. E është hera e dytë në historinë 76 vjeçare të Republikës Italiane që kreu i shtetit merr një mandat të dytë.

Me 759 vota, Sergio Mattarella është zgjedhur Presidenti i ri i Italisë duke marrë mandatin e tij të dytë në shtatë vitet e ardhshme. Presidenti Mattarella ka kapërcyer mazhorancën absolute prej 505 votash nga 1009 senatorë, deputetë e delegatë rajonalë që kanë të drejtën kushtetuese për të votuar në mënyrë të fshehtë kreun e shtetit. Sergio Mattarella është presidenti i dytë në historinë e Republikës Italiane që merr mandatin e tij të dytë. Më vitin 2013 ka qenë ish Presidenti Giorgio Napoletano i cili ka marrë mandantin e dytë presidenciale , për të cilin u dorëhoq për motive shëndetësore dy vite më pas, më 2015. Jurist, avokat, akademik, politikan, 81 vjeçari Sergio Mattarella u zgjodh për herë të parë President më 3 shkurt 2015. Zgjedhja për një mandat të dytë presidencial për Sergio Mattarella-n, i cili e kishte hedhur poshtë disa herë këtë hipotezë, erdhi pas një blloku politik i cili prej gjashtë ditësh kishte çuar në ngërç si forcat e mazhorancës ashtu dhe krahune e opozitës. "Kisha plane të tjera, por nëse duhem, unë jam këtu e marr akt mbi situatën ku ndodhemi", janë fjalët e Presidentit Mattarella gjatë takimit me përfaqësuesit e forcave kryesore politike pak para nisjes së votimit përfundimtar. Fjalët e tij janë pranimi për të qënë në krye të shtetit italian dhe gjatë viteve të ardhshme. Në mandatin e tij të parë Sergio Mattarella, është përballuar disa herë me situata të vështira e të pazakonta për vendin. I tillë ka qenë tërmeti në Italinë qendrore, ku humbën jetën mbi 300 persona, tragjedia e Urës Morandi me 52 viktima e dhjetëra të plagosur e pandemia globale. Italia u bë vendi i parë në Europë përfshirë nga pasojat tragjike të koronavirusit i cili shënoj mijëra viktima e persona të infektuar, si dhe futi vendin në një krizë të thellë ekonomike. Po gjatë mandatit të parë Sergio Mattarella ka dekretuar katër kryeminsitra e pesë qeveri italiane.