Shtohen presionet për dorëheqjen e Boris Johnson
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121674-shtohen_presionet_për_dorëheqjen_e_boris_johnson
Ish-sekretari i Brexit-it, David Davis bëhet konservatori më i zëshëm që bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Boris Johnson.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 30, 2022 19:24 Europe/Tirane
  • Shtohen presionet për dorëheqjen e Boris Johnson

Ish-sekretari i Brexit-it, David Davis bëhet konservatori më i zëshëm që bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Boris Johnson.

Ai u bë anëtari më i lartë i Partisë Konservatore në pushtet të Britanisë që i bëri thirrje kryeministrit Boris Johnson të jepte dorëheqje, duke i thënë atij në parlament: "Në emër të Zotit, largohu". Kërkim falja e mëparshme e Johnsonit për festën në "Downing Street" më 20 maj 2020 në një kohë kur britanikët e kishin të ndaluar të mblidheshin për shkak të kufizimeve të rrepta të COVID-19 ishte se ai besonte se kjo ishte një ngjarje pune dhe se as nuk ishte bërë fjalë për festën paraprakisht dhe as se ishte në kundërshtim me rregullat e tij të bllokimit. Nëse 54 deputetë konservatorë dërgojnë letra ku bëjnë thirrje për zgjedhje të reja për lidership, ato duhet të mbahen automatikisht. Vetëm sot u dërguan diku më pak se 10 letra, duke lëkundur pozicionin e Johnsonit. Shumë deputetë të partisë në pushtet mendohet se janë në pritje të rezultatit të hetimit të porositur nga Johnson lidhur me pretendimet e festës që shkeli rregullat e bllokimit, përpara se të vendosin nëse do të pozicionohen pro zgjedhjeve të lidershipit.