Guterres: Bujaria e Iranit në pritjen e afganëve është e lavdërueshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121696-guterres_bujaria_e_iranit_në_pritjen_e_afganëve_është_e_lavdërueshme
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së vlerësoi bujarinë e paharrueshme të Iranit dhe Pakistanit në pritjen e refugjatëve afganë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 31, 2022 10:56 Europe/Tirane
  • Guterres: Bujaria e Iranit në pritjen e afganëve është e lavdërueshme

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së vlerësoi bujarinë e paharrueshme të Iranit dhe Pakistanit në pritjen e refugjatëve afganë.

“Pakistani dhe Irani tregojnë bujari të paharrueshme duke pritur miliona afganë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një takim të Këshillit të Sigurimit për Afganistanin, duke u kujtuar vendeve të tjera që të ndihmojnë Afganistanin, raportoi agjencia Fars. Ai më pas i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë një qasje të ngjashme me Iranin dhe Pakistanin. Guterres këshilloi Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të shqyrtojë një mision të ri të OKB-së për të trajtuar krizën në Afganistan. Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se më shumë se gjysma e popullit afgan po përballet me nivele të larta urie, duke vënë në dukje se vendi po përjeton thatësirën më të keqe në dy dekada dhe se 9 milionë afganë janë në prag të urisë. Forcat talebane hynë në kryeqytet më 15 gusht dhe morën pushtetin pas arratisjes së presidentit të mbështetur nga SHBA, Ashraf Ghani nga Kabuli. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj u tërhoqën nga Afganistani në një kohë kur misioni i tyre nuk ka rezultuar me gjë tjetër veçse në përhapjen e terrorizmit, luftës, dhunës, destabilitetit dhe vrasjes së dhjetëra mijëra njerëzve.