I burgosuri politik më i vjetër në Evropë aplikoi për lirim
Aktivistët e të drejtave të njeriut e quajnë George Ibrahim Abdullah të burgosurin politik më të vjetër në Evropë, pasi kaloi më shumë se 37 vjet në burg në jugperëndim të Francës.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Radios IRIB; George Ibrahim Abdullah është bërë i njohur si Mandela i botës arabe për kundërshtimin e tij ndaj politikave raciste të Perëndimit në Azinë Perëndimore. Drejtësia franceze ka lëshuar urdhrin e lirimit të Abdullahut tre herë deri më tani, por ai vazhdon të mbetet në paraburgim. Abdullahu, i cili tani është në lirim me kusht, shkoi sërish në gjykatë në Francë për të siguruar lirimin e tij përfundimtar. Kushti për lirimin e tij është largimi nga Franca. Vendimi i gjykatës është caktuar për datën 10 shkurt. Gjatë gjykimit të Abdullahut, fajësia e tij nuk u vërtetua dhe avokati i tij më vonë pranoi se ai e kishte tradhtuar Abdullahun. Këto ditë zëri i antiislamizmit nga politikanët francezë është intensifikuar në prag të zgjedhjeve presidenciale franceze dhe një atmosferë e tillë në Francë lë të kuptohet se fati i George Ibrahimit do të mbetet në një gjendje të paqartë.