AI: Veprimet e Izraelit kundër popullit palestinez, shembuj të racizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121768-ai_veprimet_e_izraelit_kundër_popullit_palestinez_shembuj_të_racizmit
Organizata Amnisty International ka dënuar veprimet e paligjshme të regjimit sionist kundër popullit palestinez.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 01, 2022 17:26 Europe/Tirane
  • AI: Veprimet e Izraelit kundër popullit palestinez, shembuj të racizmit

Organizata Amnisty International ka dënuar veprimet e paligjshme të regjimit sionist kundër popullit palestinez.

Agjencia e lajmeve Russia Today në gjuhën arabe njoftoi se Agnès Callamard, sekretarja e përgjithshme e Organizatës Amnisty International në një raport të saj ka deklaruar se veprimet e regjimit sionist kundër popullit palestinez janë shembull i plotë i racizmit.

Agnès Callamard në kundërpërgjigje ndaj Jair Lapid, ministrit të punëve të jashtme të regjimit sionist, i cili e ka akuzuar këtë organizatë për antisemitizëm, deklaroi: "Kritikat ndaj veprimeve të Izraelit në asnjë mënyrë nuk janë antisemitizëm dhe organizata AI qëndron fuqishëm përball çfarëdo lloj të antisemitizmi dhe çfarëdo lloj forme të racizmit".

Gazeta izraelite "Jerusalem Post" më parë në një raport të saj ka shkruar se autoritetet e regjimit sionist janë të shqetësuar se në vitin 2022, organizatat ndërkombëtare do ta kategorizojnë regjimin sionist si një regjim i diskriminimit racor dhe aparteidit.

Më parë, Ministria e Punëve të jashtme të Palestinës ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte që sa më shpejtë të fillojë hetimet e veta në lidhje me krimet e regjimit sionist dhe në krye të tyre ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës dhe të dënojë autorët e këtyre krimeve.