Turqit marshojnë drejt ambasadës izraelite, protestojnë kundër vizitës së presidentit izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121776-turqit_marshojnë_drejt_ambasadës_izraelite_protestojnë_kundër_vizitës_së_presidentit_izraelit
Demonstruesit turq janë mbledhur jashtë konsullatës izraelite në qytetin më të populluar të Turqisë, Stamboll, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për vizitën e ardhshme të presidentit izraelit Isaac Herzog në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 01, 2022 16:25 Europe/Tirane
  • Turqit marshojnë drejt ambasadës izraelite, protestojnë kundër vizitës së presidentit izraelit

Demonstruesit turq janë mbledhur jashtë konsullatës izraelite në qytetin më të populluar të Turqisë, Stamboll, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për vizitën e ardhshme të presidentit izraelit Isaac Herzog në këtë vend.

"Ne nuk duam vrasës foshnjash në Turqi", brohoritën protestuesit ndërsa i bënin thirrje qeverisë turke që të mos e presë Herzogun. Ata gjithashtu thërrisnin "Izrael vrasës largohu nga Palestina" dhe mbanin pankarta që shkruanin në turqisht "Ne nuk duam presidentin izraelit Isaac Herzog në Turqi". “Para së gjithash, Izraeli është një regjim terrorist. Është një gjë shumë e keqe ta ftosh Herzogun në vendet muslimane. Kjo është vërtet e gabuar. Është një goditje kundër myslimanëve dhe kundër luftës për Palestinën. Ne nuk duam që Turqia ta ftojë atë. Ne e dënojmë këtë ftesë. Izraeli duhet të shkatërrohet menjëherë sepse ata po shtypin palestinezët”, tha protestuesi Kamuran Umut. Javën e kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se Herzog do të bëjë një vizitë zyrtare në Turqi nga mesi i shkurtit mes marrëdhënieve të prishura dypalëshe. "Kjo vizitë mund të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit," tha Erdogan në një intervistë me kanalin televiziv turk të lajmeve NTV më 26 janar.