Ukraina, e tradhtuar nga perëndimi
(last modified Tue, 01 Feb 2022 18:58:18 GMT )
Shkurt 01, 2022 19:58 Europe/Tirane
  • Ukraina, e tradhtuar nga perëndimi

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka nënshkruar një dekret që do ta rriste ushtrinë ukrainase me 100 mijë trupa në 3 vitet e ardhshme si mjet për të forcuar mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

Duke folur në seancën parlamentare të mbajtur të martën, Zelenski tha se askush përveç ukrainasve nuk mund ta mbrojë vendin. "Atdheu ynë, me të vërtetë ka shumë miq dhe ne u jemi mirënjohës, por ata kanë atdheun e tyre, mbajeni mend këtë. Kështu që askush përveç nesh, askush tjetër nuk mund ta mbrojë, shpëtojë apo ngrejë vendin tonë." Vendimi i kreut të shtetit vjen në një kohë kur SHBA dhe NATO duket se i kthyen shpinën Ukrainës, pasi deklaruan se nuk do të dërgonin trupa në Ukrainë në rast se do të kishte përplasje me ushtrinë ruse. Sipas dekretit qeveritar, përveç 100 mijë trupave shtesë, do të krijohen edhe 20 brigada shtesë dhe një rritje të numrit të ushtarëve profesionistë. Ushtria ukrainase aktualisht ka në gatishmëri 250 mijë trupa.

 

Tags