Rusia: Moska është mësuar të jetojë me sanksione
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121794-rusia_moska_është_mësuar_të_jetojë_me_sanksione
Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara ka paralajmëruar se Moska mund të hakmerret nëse Rusisë i vendosen sanksione.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2022 04:58 Europe/Tirane
  • Rusia: Moska është mësuar të jetojë me sanksione

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara ka paralajmëruar se Moska mund të hakmerret nëse Rusisë i vendosen sanksione.

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzia, ka paralajmëruar se nëse vendosen sanksione ndaj Rusisë, ato jo vetëm që nuk do të dëmtojnë Rusinë, por gjithashtu do të provokojnë një reagim të ashpër nga Moska. "Moska ka mësuar të jetojë me sanksione. Nëse ata vendosin sanksione ndaj Rusisë, nuk do të jetë vetëm Rusia ajo që do të vuajë," tha i dërguari rus. Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se do të vendosin sanksione ekonomike ndaj Moskës, duke pretenduar një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës. Ministria e Jashtme britanike në një deklaratë tha se sanksionet kundër Rusisë do të jenë gati deri më 10 shkurt. Marrëdhëniet Rusi-Ukrainë kanë qenë të tensionuara që nga viti 2014, gjatë aneksimit të Krimesë në Rusi. Vendosja e dhjetëra mijëra trupave ruse në kufijtë e Ukrainës ka ngritur shqetësime në Kiev dhe në vendet perëndimore për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Moska, por Rusia e ka mohuar vazhdimisht këtë.