Pse po vdesin më shumë amerikanë sesa evropianë nga koronavirusi?
SHBA-të kanë një shkallë shumë më të lartë të vdekshmërisë nga virusi Korona në krahasim me vendet e tjera të pasura perëndimore.
Sipas një raporti të gazetës amerikane "New York Times", Në kohën kur Kongresi i Amerikës po përpiqet të mbajë nën kontroll pandeminë siç kanë bërë tashmë disa vende evropiane, numri i vdekjeve gjatë një jave ka hedhur poshtë çdo optimizëm, edhe nëse rastet me Omicron kanë shënuar rënie, por megjithatë kjo ekspozon dobësitë në reagimin e vendit, sipas shkencëtarëve.
“Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë i lartë.” tha Devi Shrindar, kreu i programit global të shëndetit publik në Universitetin e Edinburgut në Britani, i cili ishte pro lehtësimit të kufizimeve në Britani.
Disa shkaqe janë të njohura. Pavarësisht se ka një nga arsenalet më të fuqishme të vaksinave në botë, qeveria e Amerikës nuk ka qenë në gjendje të vaksinojë aq shumë qytetarë sa vendet e tjera të pasura. Më e rëndësishmja është se vaksinimi i të moshuarve është akoma shumë mbrapa në krahasim me disa vende evropiane, thuhet në raport.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbetur shumë mbrapa në dhënien e dozave përforcuese duke lënë një numër të madh të qytetarëve të moshave të ndryshme të rrezikuar dhe pa mbrojtje përball virusit Korona. Rezultati është se numri i vdekjeve në SHBA është proporcionalisht shumë më i lartë se në vendet e tjera, në një masë që nuk është njohur publikisht.
Që nga 1 dhjetori, kur zyrtarët shëndetësorë të Amerikës njoftuan rastin e parë të variantit Omicron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përqindja e amerikanëve që janë infektuar është të paktën 63% më e lartë se vendet e tjera të pasura në botë, sipas "New York Times".
Gjatë muajve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tejkaluar Britaninë dhe Belgjikën, ndër vendet më të pasura, me shkallën më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Ndryshe nga vendet e tjera me një numër më të ulët të vdekjeve në vazhdën e përhapjes së variantit Omicron, shtrimet në spitale në SHBA ishin dukshëm më të larta se në Evropën Perëndimore.
Numri ditor i vdekjeve është 2,500 persona mesatarisht në të gjithë SHBA-në. Tani amerikanët po vdesin nga koronavirusi çdo ditë me dyfishin e shkallës së britanikëve dhe katër here më shumë se gjermanët.
“Ka më shumë humbje jetësh tani sesa pritej,” thekson profesori Joseph Dillman i Universitetit të Uashingtonit, i cili krahasoi efektet e Covid në mbarë botën.