Një politikan iranian bëhet asistent i sekretarit amerikan të shtetit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121868-një_politikan_iranian_bëhet_asistent_i_sekretarit_amerikan_të_shtetit
Sekretari amerikan i shtetit ka emëruar një politikan me origjinë iraniane në postin e asistentit të DASH në zyrën për çështje ekonomike dhe tregtare.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 03, 2022 12:34 Europe/Tirane
  • Një politikan iranian bëhet asistent i sekretarit amerikan të shtetit

Sekretari amerikan i shtetit ka emëruar një politikan me origjinë iraniane në postin e asistentit të DASH në zyrën për çështje ekonomike dhe tregtare.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, ka deklaruar se ka emëruar Ramin Tolu'i, politikan me origjinë iraniane, në postin e asistentit të DASH në zyrën për çështje ekonomike dhe tregtare.

Antony Blinken në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar se Departamenti Amerikan i Shtetit do të përfitojë nga eksperienca e madhe e këtij politikani".

Ramin Tolu'i është një politikan amerikan me origjinë iraniane i cili në nëntor të vitit 2014, ishte emëruar asistent për çështje ndërkombëtare në Departamentin Amerikan të Thesarit, ndërsa më parë punuar në poste të ndryshme të këtij departamenti