OBSH, thirrje kundër heqjes së masave kufizuese
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121874-obsh_thirrje_kundër_heqjes_së_masave_kufizuese
Ndërsa disa vende evropiane kanë filluar të reduktojnë ose heqin masat kufizuese për frenimin e përhapjes së COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po bën thirrje për qasje të kujdesshme pasi koronavirusi vazhdon të përhapet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 03, 2022 19:53 Europe/Tirane
  • OBSH, thirrje kundër heqjes së masave kufizuese

Ndërsa disa vende evropiane kanë filluar të reduktojnë ose heqin masat kufizuese për frenimin e përhapjes së COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po bën thirrje për qasje të kujdesshme pasi koronavirusi vazhdon të përhapet.

Danimarka hoqi shumicën e kufizimeve kundër COVID-19 të martën, duke përfshirë rregullat për përdorim të detyrueshëm të maskave në vende publike dhe certifikatat e vaksinimit për të hyrë në ambiente të mbyllura publike. Zyrtarë të qeverisë daneze thanë se ata nuk e konsiderojnë më COVID-19 një "sëmundje kritike sociale". Franca, Britania dhe vende të tjera evropiane po ndjekin shembullin e Danimarkës. Në një konferencë shtypi të martën në selinë e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nuk është një veprim i matur që vendet të dorëzohen tani, ose të shpallin fitoren ndaj pandemisë.