Takimi i Kongresit Amerikan për Iranin
Senati amerikan ka në plan të zhvillojë një seancë dëgjimore të mërkurën e ardhshme, më 9 shkurt, për zhvillimet e fundit në bisedimet e Vjenës.
Një seancë dëgjimore për të informuar senatorët e Kongresit mbi zhvillimet e fundit në bisedimet e Vjenës për heqjen e sanksioneve të njëanshme kundër Republikës Islamike të Iranit do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, por me dyer të mbyllura. Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë thuhet se i ka kërkuar gjithashtu Robert Malit, i dërguari i SHBA-së në Iran, të raportojë mbi bisedimet aktuale të Vjenës në seancën dëgjimore të Senatit. Seanca dëgjimore në Senat për bisedimet e Vjenës vjen vetëm një ditë pasi senatori Bob Menendez, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, bëri thirrje për ndalimin e bisedimeve në Vjenë dhe qëndrimin më të ashpër të administratës Biden kundër Republikës Islamike. Menendez është senatori i parë i lartë demokrat, i cili kritikoi presidentin Biden dhe politikat e tij ndaj Iranit. Menendez, i cili edhe më parë kundërshtoi bisedimet bërthamore të administratës Obama me Iranin, tha të martën se Biden nuk duhet t'i përmbahet një kuadri që "lë pjesën më të madhe të programit bërthamor të Iranit të paprekur".