Mali i Zi, rrëzohet qeveria e Zdravko Krivokapiqit
Parlamenti në malin e Zi ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit Zdravdko Krivokapiç, duke votuar me 43 vota pro mocionit të mosbesimit. Shkarkimi ishte i pritshëm edhe nga vetë Krivokapiç, i cili në një deklaratë të mëhershme fajësonte zv/kryeminsitrin me origjinë shqiptare,
Dritan Abazoviç. Ky i fundit pritet që të formojë edhe qeverinë e re në vend.
Kuvendi i Malit të Zi ka shkarkuar me 43 vota pro, kryeministrin Zdravdko Krivokapiç.
Krivokapiç la sallën, pasi deputetët vetuan kundër miratimit të rendit të ditës për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, të kërkuar nga ai, e cila u votua vetëm nga 29 deputetë. Vendimi i sotëm çon në formimin e një qeverie të re, të propozuar edhe nga zv/kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç, duke mbledhur votat e të gjithë partive të tjera të vogla në vend. Mali i zi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse politikani me origjinë shqiptare do të dështojnë në misionin e tij. Më herët Krivokapiç gjatë një konference e pranoi se do të shkarkohej nga Kuvendi malazez, duke akuzuar Abazoviç dhe Gjukanoviç si bashkëpunëtorë për rrëzimin e qeverisë. Seanca e jashtëzakonshme 4 shkurtit ka nisur rreth 5 orë me vonesë, për shkak të debateve në komisionin e ligjeve, e cila zgjati.