Zakharova: Sjellja e çmendur e Perëndimit, duhet të ndërpritet
(last modified Sat, 05 Feb 2022 15:18:31 GMT )
Shkurt 05, 2022 16:18 Europe/Tirane
  • Zakharova: Sjellja e çmendur e Perëndimit, duhet të ndërpritet

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka kërkuar nga kryeministri i Anglisë që t'i japë fund publikimit të informacioneve të rrejshme në lidhje me vendimin e Rusisë për ta sulmuar Ukrainën.

Maria Zakharova deklaroi: "Perëndimi duhet të heqë dorë nga publikimi i informacioneve të rrejshme dhe përdorimit të gjuhës së kërcënimit".

Këtë javë gjithashtu kemi qenë dëshmitar të sulmeve të vazhdueshme mediale dhe politike të Perëndimit në lidhje me atë që ata e quajnë kërcënim të Rusisë dhe vendimin e Moskës për ta sulmuar Ukrainën. "Nuk dëshiroj të përsërisë të gjitha ato gjepura dhe deklarata të kota që po japin partnerët tanë perëndimorë. Deklarata për kërcënimin e Rusisë kundër Ukrainës dhe krijimin e tensioneve ndërkombëtare janë në kundërshtim me realitetin dhe me mendjen e shëndoshë, prandaj kjo sjellje e çmendur e Perëndimit duhet të ndalet menjëherë", shtoi ndër të tjera Maria Zakharova.

Tags