Trupat e para amerikane mbërritën në Poloni
Pas urdhrit të presidentit amerikan Joe Biden për të dërguar 3000 trupa në Evropën Lindore për të forcuar aleatët e NATO-s, trupat e para amerikane të shtunën mbërritën në Poloni.
Sipas IRNA, një zëdhënës i ushtrisë polake konfirmoi lajmin dhe tha: Trupat e para të Divizionit të 82-të Ajror të Ushtrisë Amerikane hynë në Poloni dhe përgatitjet janë duke u zhvilluar në bazën ushtarake Rizzow (në juglindje të Polonisë) pranë kufirit polako-ukrainas. Më herët, të premten, trupat e para amerikane mbërritën në Gjermani. Trupat amerikane, të cilët mbërritën në Wiesbaden të Gjermanisë, të premten do të ngrenë një qendër komandimi në Gjermani për të mbështetur 1700 parashutistë të stacionuar në Poloni. Ata janë trupat e para që hyjnë në Evropë që kur Pentagoni njoftoi transferimin e trupave shtesë nga Shtetet e Bashkuara në Evropë për të mbështetur NATO-n. Presidenti amerikan Biden të mërkurën e kaluar urdhëroi vendosjen e rreth 3,000 trupave në Poloni dhe Rumani për të mbrojtur Evropën Lindore nga tensionet e mundshme në krizën e Ukrainës.