Kombëtarja portugeze në futsal fitoi Kupën e Evropës
Kombëtarja e Portugalisë në futsal me fitoren ndaj Rusisë fitoi finalen e Kupës së Evropës.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Dje mes Portugalisë dhe Rusisë u zhvillua finalja e Kupës Evropiane të Futsalit 2022 dhe në fund portugezët arritën të mposhtin kundërshtarin me rezultatin 4:2 dhe të fitojnë kampionatin e këtij viti. Kombëtarja e Portugalisë në futsal më herët ka fituar Kupën e Botës për vitin 2021 në Lituani dhe tani ka fituar Kupën Evropiane. Në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Kombeve të Evropës në Futsal, dy skuadra Spanja dhe Ukraina u përballën me njëra-tjetrën dhe në fund Spanja arriti të mposht kundërshtarin e vet me rezultatin 4 me 1 dhe të fitojë vendin e tretë të këtij kompeticioni. Turneu i dymbëdhjetë i turneut të Futsalit të Kupës Evropiane u organizua nga Holanda dhe u mbajt në Amsterdam.