Kremlini: Nuk priten përparime të mëdha nga takimi Putin-Macron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122076-kremlini_nuk_priten_përparime_të_mëdha_nga_takimi_putin_macron
Moska thotë se nuk pret përparime të mëdha nga një takim i ardhshëm midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij francez, Emmanuel Macron, duke theksuar megjithatë se bisedimet janë shumë të rëndësishme për zgjidhjen e tensioneve mbi Ukrainën.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 07, 2022 18:38 Europe/Tirane
  • Kremlini: Nuk priten përparime të mëdha nga takimi Putin-Macron

Moska thotë se nuk pret përparime të mëdha nga një takim i ardhshëm midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij francez, Emmanuel Macron, duke theksuar megjithatë se bisedimet janë shumë të rëndësishme për zgjidhjen e tensioneve mbi Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i bëri komentet të hënën në një konferencë shtypi përpara bisedimeve mes liderëve rusë dhe francezë në kryeqytetin, Moskë. "Situata është shumë komplekse për të pritur përparime vendimtare gjatë një takimi," tha ai, duke shtuar se Rusia ishte e vetëdijshme për disa ide për uljen e tensioneve për të cilat Macron kishte folur më parë dhe kishte planifikuar t'i ndante me Putinin. “Macron i tha Putinit se ai po vjen me ide të caktuara për të gjetur opsione të mundshme për të lehtësuar tensionet në Evropë”, tha Peskov. “Të presim rezultatet e takimit të sotëm dhe të shohim se si do ta vlerësojnë të dy presidentët gjatë konferencës për media”, shtoi ai. Zëdhënësi i Kremlinit theksoi më tej se vizita e Macron në Rusi ishte "shumë e rëndësishme", duke vënë në dukje se të dyja palët "padyshim do të fokusohen në tensionet në Evropë në mes të situatës rreth Ukrainës, do të prekin garancitë e sigurisë dhe gjithçka që lidhet me këto çështje kryesore. " Prandaj, tha ai, pritet një diskutim "shumë thelbësor dhe i gjatë" kur të dy krerët të takohen më vonë gjatë ditës.