Mbyllet fabrika izraelite e armëve në Britani
Fabrika izraelite e armëve në Oldham, Britani, u mbyll pas protestave të qytetarëve britanikë dhe fushatave ndërkombëtare.
Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj (YJC), pas disa muajsh protesta, fabrika e armëve Elbit Systems e regjimit sionist do të hiqet plotësisht nga qyteti britanik Oldham. Aktivistët e të drejtave palestineze në Oldham dhe qytete të tjera britanike, në 29 javët e fundit kanë protestuar kundër fabrikës së armëve të regjimit sionist. Aktivistët e të drejtave palestineze në Britani kanë nisur gjithashtu fushata për të bojkotuar armët, produktet dhe shërbimet izraelite. Sipas këtyre aktivistëve, në vitin 2022 u zhvilluan rreth 100 protesta, të cilat i shkaktuan afërsisht 20 milionë paund dëme kompanisë izraelite.